Eko Higjiena

Gruaja shqiptare ia rrëmben fëmijën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Urben Massena, është një shtetas shqiptar, me origjinë kongoleze, i cili prej tre vitesh po zhvillon një betejë gjyqësore për të parë fëmijën e vet, tashmë 9 vjeç, pasi ish-gruaja e ka rrëmbyer dhe ka ikur nga Shqipëria.

Një vendim i Gjykatës Shqiptare i jep atij të drejtën ta takojë vajzën e tij Edenin çdo fundjavë, për pushimet verore dhe dimërore.

Massena, 53 vjeç, ushtron profesionin e mjekut në Shqipëri ku ka ardhur që në moshë të vogël, në vitet ‘70. Nga bashkëjetesa katërvjeçare me një shtetase shqiptare, ka lindur fëmija Eden, për të cilën gjykata ka vendosur ta rrisë e ëma, ndërsa i ati Urbeni duhet ta takojë sipas këtij vendimi gjatë fundjavës. Në kundërshtim me këtë vendim, fëmija është larguar jashtë vendit nga e ëma, në rrethana të paqarta, pa pasaportë. Aktualisht, sipas të atit, ka marrë shtetësi greke.

FITORJA

“Kam gati katër vjet pa takuar dhe pa folur më vajzën time”, thotë Massena për “Top Channel”.

Nga Greqia, nëna e fëmijës i ka kërkuar Gjykatës së Apelit të ndryshojë kushtet e takimit të fëmijës më të atin, pasi ajo nuk mund ta sjellë nga Greqia. Por, Gjykata e ka hedhur poshtë këtë kërkesë, pasi gruaja ishte larguar nga Shqipëria në kundërshtim me vendimin e mëparshëm, duke ikur në mënyrë të kundërligjshme. Gjykata e Apelit, vijon më tej dukë thënë se largimin e fëmijës e ka kryer vetë gruaja, pa dijeninë dhe vullnetin e të atit, si dhe në kundërshtim më një vendim të formës së prerë të gjykatës. Aktualisht beteja për fëmijën po shqyrtohet nga Gjykata Penale e Tiranës dhe Urbën Massena e akuzon ish-bashkëjetuesen për rrëmbim të fëmijës.

“Fëmijën e ka marrë padrejtësisht dhe atje ose e ka dhënë për birësim të dikush ose e ka shitur, unë këtë nuk e di. Unë kam dokumentin ku thuhet së fëmija tani është shtetas grek”, thotë Massena.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.