Gruaja gjendet e pajetë në oborrin e një shtëpie në Korminjan të Poshtëm, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë
Ranillug – Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e një shtëpie në fshatin Korminjan i Poshtëm, në komunën e Ranillugut, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj janë bërë objekt hetimi nga organet kompetente.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 19 gusht 2026, pasi në oborrin e një shtëpie është gjetur trupi i pajetë i viktimës, femër/kosovare.
Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku pritet të kryhet obduksioni për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes.
Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rastit./rajonipress/

