ARKATANA

Gruaja e ministrit Agani, “boss” i Gjinekologjisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shpresa Agani, gruaja e ministrit të Shëndetësisë Ferid Agani, është bërë “ministre” e Gjinekologjisë. Ajo punon në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe është bërë e padurueshme për një pjesë të kolegëve të saj me të cilët punon në këtë klinikë.

Sipas kolegëve të saj, ajo hyn dhe del kur të dojë në klonike dhe orarin e punës e bën vetë.

“Ajo sillet sikur bos dhe nuk ia ndien për askënd. Vjen sa herë që i teket dhe punon vetëm atëherë kur i teket. Ajo as për kujdestari nuk mërzitet. Kjo situatë ka ndodhur që prej se në krye të shëndetësisë kosovare ka ardhur burri i saj Ferid Agani” ka thënë në kushte anonimiteti një nga mjekët e kësaj klinike.

FITORJA

Mosardhjen në punë sipas kontratës, nuk e ka mohuar as drejtori i Klinikës Obstetrike-Gjinekologjike në QKUK, Shefqet Lulaj.

Ai e ka pranuar që Shpresa Agani është e parregullt në punë.E kjo e fundit i ka mohuar akuzat, duke thënë se i dëgjon për herë të parë.

Ajo ka thënë se është e përgjegjshme në punë dhe se respekton kolegët e saj, shkruan “Zëri”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.