Uji Dea

Gropa që po tmerron vozitësit, por jo edhe komunën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kjo gropë është hapur nga kompania e Bajram Hasanit në korrik të vitit 2022 dhe nuk është mbyllur kurrë. Edhe pse kompania është dashur që ta kthejë në gjendjen e mëparshme nuk e ka kryer obligimin kontraktual, kurse drejtori Mentor Mihovci nuk ka qen në gjendje që as pas një viti ta izoloj këtë gropë që po tmerron vozitësit.

Edhe pse gropa është në zemër të qytetit dhe ndodhet dikund 400 metra afër drejtorit të shërbimeve publike Mentor Mihovcit, ky i fundit as pas një viti s`ka ndërmarrë asnjë veprim për ta mbyllur këtë të keqe shëmtuese për zemrën e qytetit.

Ish ministri Bajram Hasani e kishte hapur një kanal të gjatë për një kabllo të rrymës që ishte në interes të tij personal. Edhe pse kishte premtuar se gjendjen do e kthejë në situatën e mëparshme që nga korriku i vitit 2022 gropa e hapur ende nuk është mbyllur. Drejtoria e shërbimeve publike edhe pse kishte premtuar se situata do të kthehej në gjendjen e njëjtë, kjo nuk ka ndodhur, ndërsa kompania, as nuk është dënuar e as nuk e ka kryer punën.

Kjo gropë pos nervozizmit tek vozitësit, ajo po ua dëmton edhe veturat.

Shabani një banor i lagjes thotë se vërtet kjo është e pakuptueshme.”Ka gati një vit që po terrorizohemi nga kjo gropë dhe asnjë veprim nga komuna, kjo është për turp dhe keqardhje. Ne kemi paralajmëruar padi për drejtorin e shërbimeve publike dhe besoj do ta dërgojmë së shpejti në Prokurori” u shpreh ky banor.

Zekrija një taksist thotë se kalon shpesh aty pari.”Është gropë e thellë dhe nëse nuk vozit ngadalë mund ta dëmtosh rëndë veturën, andaj organet komunale nuk duhet ta neglizhojnë këtë gropë” shton ai.

FIDANISHTJA

Ndryshe atë kohë drejtori i shërbimeve publike Mentor Mihovci pati deklaruar se kompania që po kryen punimet është e pajisur me leje

Mentor Mihovci për rajonipress pati deklaruar se kërkesa është bërë nga Bajram Hasani të cilin as që e kam njohur. “E di që inxhinierët e tij kanë ofruar arsyetime të forta dhe unë s`kam pasur qare pa i dhënë qasje dhe leje” ishte shprehur Mihovci.

Mihovci gjithashtu ka thënë se kompania është zotuar se do ta kthej gjendjen në normalitet, ndërsa ende pjesa e rrugës ku është shkatërruar, dhe prerë asfalti nuk është rregulluar.

Banorët e zonës që jetojnë afër parkut patën shprehur shqetësimin e tyre për parkun shkatërruar dhe për rrugën e asfaltuar që po dëmtohej.

“As në kohën e Serbisë nuk kishte me ndodhur kjo pamje e shëmtuar që i ndodhi parkut të qytetit dhe rrugës që është prerë asfalti” ishte shprehur Zijadini një banor i qendrës së qytetit../rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.