ARKATANA

Gripi bënë kërdi edhe në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gripi i fundit që ka përfshirë tërë Kosovën po bënë kërdi edhe në Gjilan. Xhevat Demiri shef i repartit të infektivës thotë se ditëve të fundit është shtuar numri i pacientëve të goditur nga gripi derisa më së shumti atakon fëmijët dhe njerëzit me sëmundje kronike.

Gjendje gripoze e rëndë jo vetëm në Gjilan, por në tërë Kosovën me një fluks të madh të pacientëve. Gripi i fundit ka shtuar numrin e pacientëve në të gjitha qendrat shëndetësore në Gjilan, raporton rajonipress.

Xhevat Demiri shef i repartit të infektives thotë për rajonipress se gripi ka goditur edhe Gjilanin dhe se simptomat kryesisht janë temperaturë, ethe, kollitje, të vjellura, humbje oreksit dhe të tjera.

Hidromorava

Demiri tha se gripi ka goditur më shumë fëmijët dhe njerëzit me sëmundje kronike, pastaj të sëmurët nga diabeti, ata me sëmundje të mushkërive. “Me një fjalë gripi ka goditur atë pjesë të popullatës që e ka mangut imunitetin”.

Ndryshe Demiri tha se tash për tash nuk ka njohuri se për çfarë soji të gripit bëhet fjalë, sepse këtë duhet ta verifikojë Instituti Kombëtar i Shëndetit publik të Kosovës.

Demiri ka këshilluar pacientët që të përdorin sa më pak antibiotik dhe tu shmangen vendeve publike, aty ku ka shumë njerëz si psh çerdhet, koncertet etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.