UBT

Greuther Furth vuan mungesën e Azemit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Greuther Furth është duke vuajtur mungesën e Ilir Azemit. Skuadra gjermane në 16 ndeshjet e para të këtij stinori në Bundesliga 2, ka shënuar 22 gola, kurse vetëm Azemi në stinorin pranveror të kampionatit të kaluar shënoi 14 gola.

Në dy takimet e fundit ata nuk kanë shënuar asnjë gol. “Mezi kemi arritur të kalojmë kuotën e 20 golave, kurse vetëm Azemi për një gjysmë sezon kishte shënuar 14 herë”, ka thënë Frank Kramer, trajner i Greuther Furthit.

Uji Dea

Sulmuesi kosovar në verë pësoi një aksident me veturë, si pasojë e të cilit ka mbetur pa u rikthyer në fushë prej muajsh.