UBT

Gresa, ylli që shkëlqen për COG

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nëpër Evropë bujë ka bërë së fundmi brendi zviceran i veshjeve, “Champ of God”, e ku si fytyrë e këtij brendi ka shkëlqyer bukuroshja nga Prishtina, Gresa Bajrami.
Brendi zviceran i veshjeve që shiten kryesisht në internet, ka angazhuar disa prej modelëve të njohur shqiptarë për fushatat promovuese.

Por, ajo që ka shkëlqyer është Gresa Bajrami. Bukuroshja që njihet për buzëqeshjen e saj tejet të bukur, ashtu sikurse sensin prej një femre të fuqishme moderne, ka qenë vazhdimisht pjesë e fushatës së brendit të veshjeve COG.

Mobi Casa

Së fundmi Gresën keni mundur ta shihni në faqen zyrtare të www.ChampofGod.com dhe në fushatat që ky brend i ka zhvilluar për linjat pranverë-verë dhe vjeshtë-dimër në kryeqytetin tonë.

Gresa, e cila është studente e dalluar në fakultetin ekonomik në Universitetin e Prishtinës, po ashtu ka qenë edhe fytyrë e Valës dhe kompanisë së veshjeve Moda Italia, të gjitha këto fushata shumë të suksesshme promovuese. /Telegrafi/