Eko Higjiena

Gresa: Për dasmë, do ta gërshetoja modernen edhe tradicionalen

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Këngëtarja Gresa Behluli ka njoftuar se në vitin e ardhshëm do të bëhet nuse, ndërsa ka thënë se preferon një ceremoni e cila nuk do të dalë jashtë suazave të zakoneve tona tradicionale.

“Kësmet, mbase vitin e ardhshëm do të më shihni nuse”, ka thënë Gresa për Tribuna duke treguar më pas se si do ta dëshironte dasmën.

RCCOLA

“Do të dëshiroja ta gërshetoja modernen edhe tradicionalen. Sado që mundohemi të anojmë kah modernia, unë i pëlqej zakonet tona tradicionale dhe me shumë qejf do t’i kisha dashur edhe në dasmën time. Fundja këto janë e veçanta e ceremonive tona”, ka thënë ajo.

Sa i përket anës profesionale, Gresa ka treguar se është duke punuar një këngë të re të cilën do ta publikojë pas festave. /Tribuna/Telegrafi/