GRANDEMALL

Grave që vdesin për të lindur

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Alban Selimi – Vetëm 27 vjeçe, mësuesja Arbenita Spahiu, vdiq katër ditë para se nxënësit e saj t’ia urojnë Festën e Mësueses. Apo, pesë ditë para se ajo të pranonte për herë të parë buqetë lulesh si nënë.

Arsimtarja nga Gjilani ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta, derisa vdekja e saj po cilësohet e dyshimtë nga Prokuroria.

Ajo shkoi për të sjellë në jetë foshnjën e saj, pa menduar se nuk do të rikthehej asnjëherë në shtëpi, me beben në kraharor.

Foshnja, që ajo solli në këtë botë, po vazhdon të mjekohet në Spitalin e Gjilanit, ku Arbenita dyshohet se vdiq edhe për shkak të neglizhencës së mjekëve.

Nxënësit e shkollës së fshatit Ponesh, kishin përgatitur lule për t’i uruar festën mësueses së tyre, që kishte filluar punën tre vjet më parë. Ato lule më nuk do t’i pranonte asnjëherë mësimdhënësja që kolegët dhe nxënësit e kujtojnë të qetë e të buzëqeshur.

Ajo vdiq, për të rilindur, në një kohë kur me automatizëm u ngritën dyshimet se mësuesja Arbenitë shkoi në botën tjetër edhe si rezultat i pakujdesisë së mjekëve.

Këto dilema sa sforcohen, kur dosjet e saj do t’i marrë prokurori dhe do të urdhërojë obduksionin.

Mësuesja la përjetë ditarin, në të cilin kishte lënë gjurmë vetëm dy ditë para vdekjes së saj. Arsimtarja Arbenitë la pas një fëmijë, që nuk do ta ndiejë asnjëherë aromën e nënës. Sytë e saj u mbyllën, pa e parë buzëqeshjen e të birit. Mësuesja la pas shumë kujtime, që nuk do t’iu rikthehen as nxënësve, as familjarëve të saj, e as të birit që do ta ëndërrojë tërë jetën fytyrën e nënës.

Fundamenti

Para se ky lajm të shokojë gjithë opinionin kosovar, as një muaj të plotë para vdekjes së mësueses Arbenitë, një 36-vjeçare nga Prishtina po ashtu besohet se vdiq si pasojë e pakujdesisë mjekësore.

Ishte një edukatore, e cila punonte në një institucion privat parashkollor në Prishtinë, që ndërroi jetë pasi dyshohet se iu dha gabimisht një dozë gjaku. Edhe vdekja e 36-vjeçares po hetohet si e dyshimtë.

Gruas së re, tri javë para se të ndërrojë jetë, i ishte keqësuar gjendja shëndetësore derisa ishte duke punuar në një institucionin parashkollor në Prishtinë. Kur ajo kishte kërkuar mjekim në QKUK ishte orientuar në Klinikën e Gjinekologjisë për trajtim, për shkakun se më herët kishte disa probleme të natyrës gjinekologjike.

Mjekët kishin rekomanduar që asaj t’i jepeshin dy doza gjaku, pasi ajo kishte rënë në anemi. 36-vjeçarja, S.Z., kishte shkuar me vetëdije deri në QKUK, derisa në Klinikën e Gjinekologjisë sapo kishte filluar që asaj t’i jepet gjaku, gjendja i është përkeqësuar. Kështu, dyshimet janë se asaj i është ngatërruar grupi i gjakut, me pasojë vdekjen.

Këto janë vetëm disa nga rastet kur gratë vdesin apo shohin vdekjen në kohën kur shkojnë për të lindur e për t’u bërë nëna.

Sa shumë këto raste zbehin besimin në institucionet që kanë mandat të kujdesen për shëndetin e këtyre grave. Dhe përgjigja që merr është aq e thjeshtë, aq irrituese sa nuk justifikon as ekzistencën e institucioneve shëndetësore.

“Lindja është një proces që është kryer edhe në shtëpi nga gjyshet tona”. Ky është shembulli i banalizimit të historive të tilla të dhimbshme, që nuk justifikohet posaçërisht kur ndodhin vdekjet.

Sot, bota stimulon nënat që lindin. Shteti ynë po fle. Neglizhenca po kulmon. Gratë, motrat, nënat, mësueset, edukatoret tona, po vazhdojnë të vdesin, për shkak se duan të lindin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.