ARKATANA

Gratë prezantojnë specialitetet e kuzhinës shqiptare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ne Seebach të Cyrihut, të shtunën, më 9 nëntor janë mbledhur gratë për të prezantuar specialitetet e kuzhinës shqiptare në kuadër të projektit të Grave 5-Plus të iniciuar nga AlbaRadio në Zürich.

Organizatorët thanë se prezantimi i specialiteteve të kuzhinës shqiptare ka qenë dinjitoz.

Për të shijuar llojllojshmërinë e ushqimeve shqiptare kishin ardhur edhe pjesëtarë të komuniteteve tjera te huaja si dhe zviceranë.

Gratë shqiptare kishin sjellë me vete ushqime, duke filluar nga flija e deri në bakllavë

Të pranishmit shijuan fasule në tavë, speca të mbushur, pite misri, pite me presh dhe specialitete të vjetra shqiptare.

Iniciatori i projektit, Kadri ismajli, tha se ky projekt ka për qëllim të „zgjojë“ gratë shqiptare, sidomos gjeneratën e parë që ishte viktimë e mërgimit të hershëm.

Uji Dea

„Qëllimi është që gratë të përfshihen në jetën e këtushme dhe të afrojnë gjeneratën e dytë që është duke u konfrontuar me dy kulturat qe e rrethojnë“, tha Kadri Ismajli.

Projekti „Gratë e Grupit 5-Plus“ synon që të përhapet në të gjitha pjesët e Zvicrës.

Për takimin e dytë të së shtunës kanë shprehur interesim edhe shumë gra zvicerane për këtë projekt.

Shoqatës së “AlbaRadios” me Projektin 5-Plus i janë shtuar edhe 15 anëtarë të rinj.

Projekti i grave 5-Plus do të vazhdojë me prezantimin e kuzhinës shqiptare edhe nëpër kantonet e tjera të Zvicrës

„Ne kërkojmë bashkëpunëtorë dhe të interesuar nga kantonet frankofone dhe nga Tesina. Një kërkesë konkrete vjen dhe për të gjithë bizneset shqiptare në Zvicër: Të përkrahin me shuma simbolike këtë projekt në konton: Verein AlbaRadio 8305 Dietlikon Konto: PostFinanc 60-170792-7 IBahn CH97 0900 0000 6017 0792 7“, tha për albinfo.ch, Kadri Ismajli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.