Uji Dea

Gratë pjesë e rëndësishme e proceseve ekonomike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një debat të organizuar nga OJQ “She-Era” nga Gjakova ku merrte pjesë edhe Qemajl Mustafa, Nazmi Rapuca , Fatmir Halili dhe OJQ e gra të angazhuara në agrobiznese të ndryshme u tha se gruaja është faktor i rëndësishëm në të gjitha proceset ekonomike.

Mirlinda Kusari Purrini drejtoresh në OJQ “She-Era” duke folur në debatin e organizuar nga kjo OJQ me temën “Roli dhe funksioni i grave sipërmarrëse në Agrokulturë” tha se kjo organizatë ka ndihmuar shumë gra qoftë pwrmes trajnimeve apo edhe nevojave tjera që kanë gratë që dëshirojnë të zhvillojnë biznes.

Purrini tha se vetëm në rajonin e Gjilanit janë trajnuar mbi 141 gra e femra duke përfshirë edhe fshatrat e mëdha të këtij regjioni. Sipas saj mbi 137 plan biznese janë të gatshme qw kanw përgatitur këto gra të trajnuara të cilat janë të gatshme edhe për investime shtesë.

Purrini tha se gratë e përzgjedhura nga Gjilani, Kamenica e Vitia do të jenë liderë dhe pjesë e rëndësishme e të gjitha proceseve dhe zhvillimeve ekonomike në rajon e më gjerë. “Gruaja do të jetë pjesë e integruar edhe në jetën ekonomike, politike e sociale. Ne e dimë se gratë përballen me punë të rënda dhe kushte të papërshtatshme për punë, por edhe për biznes andaj jemi këtu që të dëgjojmë hallet e grave lidere në agrobizneset e tyre të ndryshme” tha Purrini.

RCCOLA

Qemajl Mustafa ka inkurajuar gratë që të vazhdojnë të punojnë sepse me angazhimin e tyre, meqë ato mund të krijojnë vende të reja të punës. “Ne si komunë po bëjmë çmos që të përkrahim iniciativat e femrave të cilat dëshirojnë ta sfidojnë vetën edhe në biznes dhe në projekte të ndryshme përmes OJQ-ve “tha Mustafa.

Mustafa tha se gratë dhe femrat në përgjithësi nuk duhet ta injorojn sektorin e bujqësisë dhe punën e mirë që sjellin serrat e bizneset tjera që lidhen me këtë sektor.

Kurse Nazmi Rapuca drejtor i bujqësisë tha se është mirë që viteve të fundit femra po lufton dhe po mundohet me marrë rolin e saj që i takon në shoqëri.”Gratë ende vazhdojnë të bëjnë punë të rënda në sektorin e bujqësisë dhe ne jemi përpjekur që me teknikën e ofruar atyre tua lehtësojmë punët e përditshme” tha Rapuca.

Në këtë debat kanë marrë pjesë edhe asambleistet e Gjilanit si dhe zyrtarë për barazi gjinore./rajonipress/