GRANDEMALL

Gratë nuk shprehin interesim për buxhetin komunal

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan -Në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati” në Kamenicë është mbajtur dëgjimi publik rreth planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2013 me gratë e komunës së Kamenicës.

Ideja për organizimin e një debati të tillë kishte dal nga takimi i grave kamenicase me grupin e grave deputete të Kuvendit të Kosovës i mbajtur në Kamenicë në muajin qershor.

Megjithatë ftesës për debat i ishin përgjigjur vetëm tetë veta. Kryesuesi i Kuvendit komunal Enver Mavriqi, shprehu pakënaqësi me mos interesimin e femrave për të dhënë kontributin, si dhe për tu bërë faktorë meritor në zhvillimin e proceseve në komunën tonë.

Ai ndër tjerash shtoi se nuk mund të ketë barazi gjinore nëse vetëm njëra gjini vendos, prandaj jo vetëm që duhet të shtohet pjesëmarrja e femrave në debate e dëgjime publike, por edhe duhet jetë dinjitoze.” Gjysma e popullatës i takon kësaj gjinie andaj edhe fjala e juaj duhet të dëgjohet” tha Mavriqi.

FITORJA

Sipas tij realizimi i disa projekteve drejtpërdrejti ndikon në lehtësimin e punës së grave. Edhe zyrtari kryesor financiar Naser Hashani, kërkoi që gratë të japin kontributin e tyre. ”Ju duhet t`i jepni propozimet e juaja për projekte të ndryshme që i konsideroni si të domosdoshme” tha Hashani.

Azemine Maliqi e paraqiti problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në pjesët e larta të lagjes “Ilirija”. Ajo tha se ka dhjetë ditë që nuk ka ujë të mjaftueshëm në këtë lagje edhe kur ka ujë zgjat vetëm 30 minuta.

Kryetarja e grupit joformal të grave, Shqipe Berisha-Maliqi shprehi një ide që do të filloj të realizohet me krijimin e kontakteve të drejtpërdrejta me gra në lagje e fshatra, ku do të bisedohet dhe do të nxirren propozimet e tyre.

Kryesuesi i tha zyrtares për barazi gjinore dhe kryetares së grupit joformal të grave që të bashkëpunojnë sa më tepër me gratë, ndërsa, ndihma nga organet komunale nuk do të mungojë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.