Gratë informohen për kancerin e gjirit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shqipe Berisha-Maliqi,kryetare e grupit joformal të grave, ka thënë se në ligjëratat të cilat janë mbajtur deri më tani kanë marrë pjesë edhe gra të moshave të ndryshme.

Në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati” në Kamenicë, sot janë mbajtur ligjërata lidhur me projektin “Ta luftojmë kancerin e gjirit“, organizuar nga Grupi joformal i grave të komunës së Kamenicës.

Ajo tha se gratë do të kenë mundësi të informohen si dhe të shtrojnë pyetje lidhur me këtë sëmundje. Krahas ligjëratave do të shpërndahen edhe  fletëpalosje të cilat do të ndikojnë sado pak në vetëdijesimin  e grave për vetë-ekzaminimin  e kësaj sëmundjeje ka thënë Berisha.

RCCOLA

Kurse, prezent në këtë takim ishte edhe specializanti i mjekësisë nukleare ,dr. Fakir Spahiu, i cili tha se simptomat e kancerit të gjirit janë të ndryshme, ato mund të jenë në formë të gungave ( nyjave ) të forta ose të ashpra në gji ose nënsqetull, ndryshime të lëkurës, si përskuqja ose lëvorja e portokallit, rrjedhja ( kullimi) i thithit etj.

Ky projekt është mbështetur financiarisht nga buxheti i komunës së Kamenicës./rajonipress/