Uji Dea

Gratë gjilanase të mobilizuara deri në largimin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të dielën në Gjilan, opozita e bashkuar mbajti tubimi mobilizues me gra, në kuadër të përgatitjeve për protestën e ardhshme kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën dhe kundër kësaj Qeverie që e ka shkelur Kushtetutën e vendit.

Para të pranishmeve folën Nënkryetarja e VV, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, Kryetarja e Aleancës së Gruas, Magbule Shkodra, Kryetarja e Nismës së Gruas në Gjilan, Ajshe Matoshi, si dhe deputetet Donika Kadaj-Bujupi, Valdete Bajrami dhe Besa Baftiu.

Në këtë tubim u fol për rolin e gruas në ndryshimet politike në Kosovë ndër vite, si dhe për nevojën e rritjes së angazhimit në këtë fazë, ashtu që të gjithë bashkërisht t’i ndalim marrëveshjet që e cenojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës. Tash e disa muaj, opozita është bashkuar kundër proceseve të dëmshme për Kosovën, dhe me aktivitete të shumta ka kundërshtuar vazhdimisht marrëveshjet e 25 dhe 25 gushtit.

FIDANISHTJA

Nga data 23 dhjetor jemi në situatë të re, meqë edhe Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Qeveria e Kosovës i ka shkelur 23 nene të Kushtetutës me marrëveshjen për “Zajednicën”. Prandaj, kjo Qeveri nuk ka më as legjitimitet e as legalitet të udhëheq me vendi. Largimi i saj është i domosdoshëm. Këtë e kërkoi populli i Kosovës fuqishëm më 9 janar, e edhe më fuqishëm do ta kërkojë më 17 shkurt të këtij viti.

Gratë pjesëmarrëse në këtë tubim u shprehen të revoltuara me mënyrën e qeverisjes së këtij pushteti, qeverisje kjo që i ka sjellë dëme të mëdha Republikës së Kosovës. Ato u shprehen gatshme për angazhim të përbashkët në protestën tonë të drejtë, deri në anulimin e marrëveshjeve dhe deri në largimin e kësaj qeverie.

“Mirupafshim më 17 shkurt”, ishte emëruesi i përbashkët i folëseve në këtë tubim thuhet në njoftimin e partive opozitare./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.