UBT

Gratë gjilanase kërkojnë avancim në fusha të caktuara

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Gratë e Gjilanit në mënyrë të organizuar kanë kërkuar avancim të të drejtave të tyre në fushën e punësimit dhe fuqizim ekonomik të gruas në mënyrë institucionale.

Në një tryezë që e ka organizuar Grupi i Këshilltareve të Komunës së Gjilanit në bashkëpunim me grupin e deputeteve të Kuvendit të Kosovës e të mbështetur edhe nga NDI, është kërkuar një rol dhe një fuqizim më i madh ekonomik i gruas në shoqërinë gjilanase.

Kjo tryezë që për pikë referuese ka pasur themelimin e zyrës për fuqizimin ekonomikë të Gruas në Gjilan ka gjetur përkrahës institucional vendor dhe ndërkombëtarë. Tryeza pati vërtet një karakter konstruktiv pasiqë merrnin pjesë të gjitha gratë e niveleve të ndryshme në Gjilan.

Por për ta përkrahur dhe fuqizuar idenë e grave të Gjilanit aty ishte edhe Qemajl Mustafa, Omer Daku, Lirije Kajtazi , Salije Mustafa, si dhe drejtori i OSBE-së Ulrich Biffar.

Jehona Hyseni kryetare e Grupit të Grave të Gjilanit tha se kjo iniciativë është e rëndësishme sepse ka mundësi që në mënyrë profesionale të identifikohen të gjithë resorët, por edhe kushtet për të mundësuar një përfaqësim më të mirë të gruas në shoqëri.

Shpresa Kurteshi gjithashtu nga grupi i grave të Gjilanit tha se janë identifikuar pika referente ku gruaja mund të gjejë vetën duke filluar nga arsimi, shëndetësia, por si sektor që krijon hapësira për punë është fusha e ekonomisë. “Fuqizimi ekonomik i gruas në mënyrë institucionale është mënyra më e mirë që mund të përkrahet gruaja” tha Kurteshi.

Hidromorava

Kurteshi tha se gratë e Gjilanit do ta kenë një vend –hapësirë ku do të promovojnë bizneset e tyre në Gjilan . Edhe Mimoza Shkodra tha se gratë nuk do të mbesin vetëm në këtë pikë sepse në agjendën tonë janë paraparë edhe vizita studimore në rajon, këshilla arsimore, ligjërata të ndryshme, këshilla shëndetësore etj.
Ulrich Biffar nga OSBE-ja i ka dhënë përkrahje formimit të kësaj iniciative dhe ka thënë se gruaja duhet ta ketë vendin e merituar në shoqëri sepse është dhe duhet të jetë pjesë e të gjitha zhvillimeve politike, ekonomike, kulturore dhe sociale.

Qemajl Mustafa ndërkaq tha se do të mbështesë iniciativën e grave duke i kujtuar ato se Komuna duhet ta bëjë një studim për të parë se cilët janë sektorët më atraktiv në fushën ekonomike. “Zyra që do të formohet do të duhej të merrej me hulumtimin e fushave të caktuara ku gruaja mund të gjejë më lehtë punë”. Mustafa tha se hoteleria fatkeqësisht ende është në duart e meshkujve dhe këtu femrat mund të gjejnë punë sikurse edhe në sektorin e bujqësisë i cili vazhdimisht po injorohet.

Deputetja e kuvendit të Kosovës Lirije Kajtazi e cila edhe është kryetare e Forumit të Gruas në nivel Kosove në LDK tha se iniciativa e grave të Gjilanit do të përkrahet dhe do të lobohet edhe në Parlament për ta fituar si projekt të këtij institucioni.
“Mua më vije mirë që ju si grup i grave të Gjilanit jeni të bashkuara dhe keni përpiluar ide dhe propozime konkrete me të cilat pastaj detyrimisht duhet të merren institucionet” tha Kajtazi.

Salije Mustafa deputete e Kuvendit tha se ajo do të lobojë në Kuvendin e Kosovës për ta quar përpara idenë e grave të Gjilanit. “Unë ju sigurojë se përkrahja ime nuk do të mungojë dhe jam e sigurt se do të arrijmë sukses në lobim” tha Mustafa.

Riad Rashiti drejtor për zhvillim ekonomik ofrojë logjistikën për të zhvilluar aktivitetet e veta rrjeti i grave të Gjilanit tek inkubatori i biznesit.
Në tryezë ka folur edhe Bahrije Veseli këshilltare komunale e cila shprehu gatishmërinë që gratë e Gjilanit të punësohen më shumë në arsim , por edhe në fushën e bujqësisë.

Pasi të dëgjohen mendimet e grave të të gjitha kategorive dhe pasi të hartohen rekomandimet që kanë për synim përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri, ato do t`i përcillen Grupit të Grave Deputete të Kuvendit, në mënyrë që të përfaqësojnë zërin e Këshilltareve gjatë procesit të hartimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës./rajonipress/