GRANDEMALL

Gratë e PDK-së luten për më shumë barazi gjinore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në këtë përvjetor të revolucionit të gruas për barazi shoqërore, Gruaja Demokratike në Gjilan ka zhvilluar aktivitetin në dhurimin e luleve dhe fletëpalosjes me infrastrukturën ligjore për të drejtat e gruas të garantuara me ligj.

“Meqë edhe ne si shoqëri kemi filluar të ndërtojmë infrastrukturë ligjore për barazi gjinore, ne si GDK morëm këtë iniciativë për t’i takuar disa gra të rastit që kishin dalur për të shënuar ditën e tyre 8 Marsin, për t’i dhuruar lule dhe fletëpalosje në të cilin kishim përmbledhur, në formë të shkruar të drejtat e gruas si të drejta themelore që u garantohen me ligj”.

Eco Higjiena

Të mirëpritura nga shumë gra për këtë iniciativë, morëm mesazhin nga to se është mëse e nevojshme të organizohen iniciativa të tilla, qoftë përmes shpërndarjes se fletëpalosjeve, por edhe me organizime të tjera.

Përmes këtij aktiviteti përcollëm urimet e Gruas Demokratike për shumë gra, me dëshirën më të mirë që përvjetorët të tjerë të ditës së Gruas të na gjejnë më pranë barazisë gjinore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.