Shkolla e Mesme - UBT

Gratë e Kamenicës hartojnë planin e aktiviteteve dhe iniciativave për vitin 2027

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Gratë e Komunës së Kamenicës kanë zhvilluar një takim të përbashkët, ku janë diskutuar rezultatet e punës së deritanishme dhe janë propozuar iniciativa të reja për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri gjatë vitit 2027.

Takimi u udhëhoq nga kryesuesja e Grupit të Grave të Komunës së Kamenicës, Burbuqe Leka, e cila prezantoi raportin e punës dhe rezultatet e arritura. Në këtë takim morën pjesë përfaqësuese të grave nga fusha të ndryshme, përfshirë edhe sektorin e biznesit.

Gjatë diskutimeve u plotësua dhe u pasurua Plani i Veprimit për vitin 2027, me aktivitete dhe iniciativa të reja që synojnë avancimin e rolit të grave dhe krijimin e mundësive më të mëdha për përfshirjen e tyre në jetën shoqërore dhe ekonomike.

Uje Dea

Takimi u mbështet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ndërsa idetë dhe propozimet e pjesëmarrëseve do të shërbejnë si bazë për planifikimin e aktiviteteve të ardhshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.