Grasshoppersi i shqiptarëve fiton kupën e Zvicrës

Skuadra e Grasshoppersit, ku luajnë pesëshja shqiptare; Amir Abrashi, Mërgim Brahimi, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhala e Orhan Mustafi, kanë fituar Kupën e Zvicrës.
Ekipi nga qyteti i Zurichut, në finale të kësaj gare ka mposhtur Baselin, pas ekzekutimit të penalltive (4:5), pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë kishin përfunduar baras 1:1.
Në këtë takim për Grasshoppersin janë aktivizuar vetëm Amir Abrashi dhe Shkëlzen Gashi.
Përveç, kupës Grasshoppers është kandidat edhe për titull të kampionit, pasi ka vetëm 6 pikë më pak sesa lideri i kampionatit zviceran, Basel.(express)