Uji Dea

Graniti: Ndihem mirë që një Xhaka po luan me Shqipërinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Granit Xhaka theksoi se nuk i vjen keq të tregojë se nga vjen. Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, festoi golin e tij në fundjavë duke formuar me duar shqiponjën dykrenore shqiptare.

E, për një gjë të tillë ai nuk i ka rënë pishman. Madje, për Bild thotë se ndihet krenar për prejardhjen e tij.

Uji Dea

“Kjo ishte një javë e vështirë për mua. Vëllai im, Taulanti luan me Shqipërinë. Unë kurrë nuk do t’i fsheh rrënjët e mia”, u shpreh Graniti.

“Dhe është mirë që një Xhaka po luan për Shqipërinë”, shtoi tutje mesfushori i Borussia Monchengladbach.