United Hospital

Granit Xhaka ia kthen përgjigjen me gjashtë fjalë tifozit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tifozët e Arsenalit dhe ata të Tottenhamit mezi po e presin përballjen e së enjtes në mes të këtyre dy ekipeve.

“Gunners” aktualisht janë katër pikë përpara rivalëve të tyre të moçëm.

Një fitore në stadiumin e Tottenhamit do t’ia siguronte ekipit të Mikel Artetas edhe matematikisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, tifozët e kanë ndalur Granit Xhakën pas seancës stërvitore për ta pyetur për duelin me Spurs, të cilët janë përmirësuar dukshëm që prej arritjes së trajnerit Antonio Conte.

Sidoqoftë, kjo nuk shfaq ndonjë problem për futbollistin kosovar.

ARKATANA

“Çka do të bëjmë të enjten Granit. Çka do të bëjmë të enjten?”, ka pyetur tifozi.

Më pas, përfaqësuesi zviceran iu përgjigj atij me gjashtë fjalë, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

“We don’t speak, we do it! (Ne nuk flasim, ne e bëjmë)”, ka thënë Xhaka, i cili është i vendosur për ta fituar derbin e Londrës, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe për “Spurs” kjo do të jetë një ndeshje vendimtare pasi humbja eventuale i lë jashtë Championsit e fitorja i afron me Top 4. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.