HW

Granit Xhaka flet për telefonatat që kishte me Xabi Alonson para se të transferohej te Bayer Leverkusen

/ 2 minuta lexim
HW

Granit Xhaka është vendosur në klubin e ri, Bayer Leverkusen, dhe ka nisur stërvitjet katër ditë më herët se sa ishte planifikuar.

Në një intervistë dhënë për mediat gjermane, Xhaka foli për përshtypjet e tij të para për ekipin dhe rolin që luajti Xabi Alonso në vendimin e tij për t’u bashkuar me klubin e Bundesligës.

“Ai (Xabi Alonso) ishte një model për çdo lojtar të ri dhe është edhe sot. Ai ka një personalitet të madh dhe ka pasur një karrierë të shkëlqyer. Kur fola për herë të parë në telefon, ishte e veçantë për mua”.

“Kemi dhjetë vite diferencë dhe jemi përballur edhe në Bundesligë me njëri-tjetërin, kur ai luante te Bayern Munich, ndërsa unë luaja te Gladbach. Kjo ishte gjëja e parë që folëm”.

HW

Pasi luajti për Arsenalin midis 2016 dhe 2023, Xhaka bëri kalimin te Bayer Leverkusen për 25 milionë euro, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.

Është një sfidë e re për kapitenin e Zvicerën, i cili kthehet në Gjermani pasi luajti për Borussia Mönchenlgadbach midis 2012 dhe 2016.

Xhaka deklaroi se i pëlqen mënyra se si luan Alonso dhe filozofia e tij, duke shtuar se “ishte një vendim i shpejtë” për t’u bashkuar me Bayer Leverkusen.

Për përshtypjet e para në klub, Xhaka tha: “Është një sfidë e madhe, por unë shoh shumë potencial. Ekipi është i gjallë dhe ka një shpirt të mirë ekipor”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.