FIDANISHTJA

Granit Xhaka dhuron 11 bileta për Kampionatin Botëror – Brazili 2014

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në ngjarjen më të madhe të futbollit në botë, në Kampionati Botëror Brazili 2014 do të marrin pjesë edhe tifozë shqiptarë. Për këtë është përkujdesur Granit Xhaka i cili ka dhuruar 11 bileta falas.

Graniti në partneritet me Air Prishtinën do ta organizojnë lojën shpërblyese dhe janë përkujdesur që secili qytetarë ta ketë mundësinë të jetë pjesë e lojës pa pasur nevojë të paguaj. Gjithashtu, Air Prishtina do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për 11-shen shqiptare në Brazil, ndërsa biletat për hyrje në ndeshjen e futbollit dhurohen nga Graniti.

“Në kampionatin botëror në Brazil nuk do të jenë vetëm tifozët e kombëtarëve pjesëmarrëse, por edhe shqiptarët,” tha Xhaka. Duke prezantuar bashkëpunimin me Air Prishtinën Xhaka shtoi se “Për këtë, së bashku me Air Prishtinen do t’i dhurojmë disa bileta për ndeshjet e futbollit ne Brazil. Përmes lojës shpërblyese pjesëmarrësit do ta kenë mundësinë të përjetojnë spektaklin e futbollit në stadium.”

Ndërsa, Mesud Jusufi, Drejtor Menaxhues i Air Prishtina shtoi se “Loja shpërblyese është e dizajnuar në atë mënyrë që secili qytetarë mund të marrë pjesë pa pasur nevojë të paguaj. Krejt çka duhet të bëjnë është të hyjnë në faqen e Air Prishtinës në Facebook dhe të regjistrohen për lojën shpërblyese.”

ARKATANA

Fituesit e 11-shes së Air Prishtinës që do të udhëtojnë për në Brazil do të shpallen më 4 Maj 2014, tërheqja e shpërblimeve bëhet përmes mënyrës së rastësisë.

Loja shpërblyese do të filloj më 25 shkurt dhe do të zgjasë deri më 27 prill 2014.

Ky është bashkëpunimi i dytë në mes të Granit Xhakës dhe Air Prishtinës, në të ardhmen së bashku do të mundohemi të gjejmë forma të reja të bashkëpunimit në të mirë të të gjithë shqiptarëve. /Telegrafi/

Linku i lojës shpërblyese në Facebook: www.facebook.com/Airprishtina

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.