RCCOLA

Granit Xhaka: Ajo çfarë ndodhi në Beograd s’ka lidhje me futbollin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Granit Xhaka ka akuzuar serbët për dhunë të ushtrua ndaj lojtarëve të Kombëtares shqiptare. Sipas mesfushorit të Zvicrës, ajo çka ndodhi në Beograd nuk lidhje me futbollin.

Granit Xhaka ka mbrojtur futbollistët e Kombëtares shqiptare, pjesë e së cilës është edhe vëllai i madh, Taulanti. Reprezentuesi i Zvicrës ka akuzuar serbët për dhunë të ushtrua ndaj lojtarëve kuqezi pas ndërprerjes së ndeshjes.

“Ajo çka ka ndodhur në Beograd, nuk ka të bëjë me futbollin. Lojtarët shqiptarë u sulmuan me gurë dhe karrige. Më vjen keq për të gjithë tifozët”, ka deklaruar Xhaka për Blick.

Uji Dea

Ai ka folur edhe për vëllanë e madh, i cili nuk lejoi që të përdhoset flamuri i Shqipërisë së Madhe në Kombëtare.

“Ekipi Kombëtar Shqiptar ka arritur në orë 3 të natës në Shqipëri. Ata janë pritur nga tifozët dhe atmosfera ishte e pabesueshme. Taulant është lënduar lehtë në faqe. Por kjo nuk është asgjë e keqe. “, theksoi ai.