RCCOLA

“Grandi” i madh për biznese të vogla

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ikona e turizmit kosovar po kthehet në qendër tregtare. Hotelit, në të cilin dikur figurat e larta të shteteve pushonin, tani i ka mbetur vetëm emri. “Hoteli Grand” në qendër të Prishtinës, nuk është më adresë për turistët e as personalitetet me ndikim.

Megjithatë, vazhdon të mbetet në interes të biznesmenëve. Për shkak të pozitës që ka, të shumtë janë afaristët që luftojnë ta kenë në pronësi godinën gjigante të deformuar në aspektin e arkitekturës, siç thonë arkitektët.

Eco Higjiena

Në hapësirat e këtij hoteli, tani zënë vend restorante, shtëpi mediale, zyra për shërbime të ndryshme ligjore, organizata joqeveritare, organizata të huaja, aparate bankare, shërbime postare të PTK-së, hapësira reklamuese, shërbime mjekësore dhe së fundi një kazino gjigante.

E, krejt këto biznese janë hapur më “izë” të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila është duke e menaxhuar aktualisht këtë objekt…(Tribuna).