FIDANISHTJA

Gramoz Kurtaj, shqiptari që po shkëlqen në Skoci

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë shkëlqimin anë e mbanë Evropës dhe jo vetëm kaq, pasi ka prej tyre që luajnë me sukses edhe në Kinë, Malajzi, Australi e Amerikë.Gramoz Kurtaj është futbollisti më i ri shqiptar, që ka filluar t’i radhisë sukseset në Evropë, dhe tani në një ligë që pak shqiptarë janë aktivizuar më parë.

Mesfushori i talentuar, është transferuar këtë edicion në Hamilton që bënë gara në Ligën Premier të Skocisë, dhe menjëherë ka fituar zemrat e tifozëve të klubit bardh e kuq.

24-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit ofensivë dhe në pesë takimet e para në elitën e futbollit skocez ka shkëlqyer duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër.

Fundamenti

Sikur mos të mjaftonte kjo, në ndeshjen e fundit në fitoren 3-2 ndaj Heart, Kurtaj pasi shënoi u zgjodh në formacionin më të mirë në Skoci si dhe lojtari më i mirë i javës.

Edhe pse djaloshi prishtinas ka pasaportë gjermane, ai është i gatshëm për ta përfaqësuar kombëtaren shqiptare në futboll, ndërsa shpresojmë që talenti i tij do të vërehet nga krerët e FSHF-së dhe nuk do të shkoj dëm.

Urojmë që Kurtaj të vazhdoj shkëlqimin e tij dhe një ditë të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë që çdo ditë e më shumë po na bënë krenar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.