FIDANISHTJA

Grabovci: LDK-AAK-NISMA janë bërë bllok për ta bllokuar Kosovën

/ 9 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjykata Kushtetuese do të kthejë ligjshmërinë në Kuvendin e Kosovës. Ajo do të konstatoi shkeljet që kanë ndodhur në seancën plenare që nuk u konstituua Parlamenti. LDK-AAK-NISMA janë bërë bllok për të bllokuar Kosovën. Kjo bllokadë duhet larguar ose vendi shkon në zgjedhje. PDK është e gatshme për bashkëpunim me të gjitha partitë që kanë marrë besimin e qytetarëve. Por, secili duhet ta dijë se pozita e Kryeministrit e Kryeparlamentarit nuk është fontanë dëshirash. Nënkryetari i PDK’së, Adem Grabovci, flet për Express.

Express: Cilat janë pritjet e PDK’së në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës?
A. Grabovci: Pritjet do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në përputhje me ligjet, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe ne besojmë se do të respektohet vullneti i qytetarëve të Kosovës. Problemi kryesor gjatë seancës, kanë qenë shkeljet që ka bërë Kryesia e vjetër gjatë përcaktimit të rendit të ditës. Dihet se rendi i ditës në seancën konstituive, që është më tepër seancë solemne, është rend i ditës që përcaktohet me Rregulloren e Kuvendit. Ajo rregullore është dashur të respektohet. Mirëpo, dihet se Kuvendi nuk i është përmbajtur Rregullores së punës dhe shkelja e Rregullores ka shkaktuar gjendjen që e kemi. Ajo seancë ka mundur t’i ngjasojë çfarëdo por jo seance konstituive. Prandaj, jam i sigurt dhe i bindur se Gjykata Kushtetuese do të del me vlerësimin e vet. Rangimin e fuqisë partiake nuk e bëjnë individët sipas qejfeve të tyre dhe sipas dëshirave për të qenë Kryeministër, Kryetar Parlamenti, President apo Ministër, por është qytetari i Kosovës ai që e përcakton dhe e bën rangimin e partive politike. PDK tashmë është e qartë se është partia e parë, ndërsa, të paqartë e kanë vetëm ata të cilët kanë humbur arsyen për shkak të dëshirës së madhe për të qenë në pushtet edhe atëherë kur sovrani nuk ua jep besimin për të qeverisur me vendin. Por, kjo kategori dëshiron që të imponohet dhe normalisht kur humbë arsyen atëherë nuk zgjedhin edhe mjetet për të realizuar dëshirat e tyre.

Express: Megjithëkëtë, në seancën konstituive u pa edhe një fakt se PDK nuk i ka numrat për të votuar Kryetarin e Parlamentit dhe as Qeverinë?
A. Grabovci: Shpeshherë edhe si Shef i Grupit Parlamentar në mandatin e kaluar nga gazetarët më kanë pyetur se a i kemi apo jo numrat në Kuvend dhe unë ju kam thënë se asnjëherë s’e kemi problemin e numrave. Edhe tash po të them me bindje të plotë se PDK nuk e ka problemin e numrave. PDK e ka vetëm një problem dhe ai është problemi i ndërtimit të institucioneve stabile, funksionale dhe vendimmarrëse. Për të qenë këto institucione të tilla, normalisht, se duhet bashkëpunuar me të gjithë ata të cilët u është dhënë besimi i qytetarëve të Kosovës për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve të Kosovës, për t’i përfaqësuar qytetarët dhe për të marrë vendime të dobishme për ndryshimin kualitativ të jetës së qytetarëve. Të garantoj se vetëm numrat nuk do të na mungojnë.
Express: Por, u pa në seancën konstituive se në mungesë të numrave, në mungesë të kuorumit PDK nuk mundi të votojë për Kryeparlamentar?

A. Grabovci: Ne nuk jemi të interesuar të bllokojmë institucionet sepse blloku është vetëm për të bllokuar dhe fatkeqësisht kjo po ndodh pas një procesi të mrekullueshëm zgjedhor. Pas një mesazhi jashtëzakonisht pozitiv që qytetarët e Kosovës dhe institucionet e vendit e kanë çuar para botës demokratike. Kemi dëshmuar se Shteti ka kapaciteti të mjaftueshme për të qeverisur me vetveten. Fatkeqësisht, pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, pas këtij mesazhi shumë pozitiv ndodhi kjo po tentohet të devalvohet kjo e arritur nga individë të caktuar. Po e përsëris se nuk kemi të bëjmë më asnjë subjekt por kemi të bëjmë me individë. E them me përgjegjësi të plotë se vet subjektet të cilat janë barrikadaur apo përfaqësuesit e tyre të cilët janë barrikaduar në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me Ligjin, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës nuk e kanë përkrahjen as të vet partive të tyre. Sepse unë kam komunikim të vazhdueshëm dhe kam kolegë shumë të mirë në të gjitha partitë politike. Ata e mendojnë të kundërtën. Qëndrimet e tyre përputhen plotësisht me angazhimet e PDK’së. PDK asnjëherë nuk është udhëhequr nga politika përjashtuese por udhëhiqet mbi bazën e arsyes që nënkupton politikën e integrimit, bashkëpunimit për të mirën e qytetarëve të vendit.

Express: Si e shihni zgjidhjen e këtij problemi kur po dihet se LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje nuk po dëshirojnë të bëjnë koalicion me PDK’në?

FIDANISHTJA

A. Grabovci: Çështja është në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata është organi i vetëm që bën interpretimin dhe ne do ta presim këtë interpretim. Edhe nëse 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk mund të jenë mbi Kushtetutën. Nuk mund të jenë mbi Gjykatën Kushtetuese. Është e vërtetë se 81 deputetë kanë të drejtën për të marrë iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës, për hartimin e një Kushtetute krejt të re, mirëpo, përderisa kemi këtë Kushtetutë, kjo është obligative për të gjithë. Pikërisht, fuqi e demokracisë qëndron në respektimin e Kushtetutës, në respektimin e institucioneve dhe në respektimin e ligjeve.
Express: Meqë po dihet se PDK nuk po i ka numrat për të votuar Kryetarin e Parlamentit dhe për formimin e Qeverisë, atëherë do të dilni në opozitë apo ka zgjidhje tjera?

A. Grabovci: Po e përsëris, ne, do ta presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Do t’i respektojmë procedurat. Nuk udhëhiqemi nga politika e yryshit ‘o mule burra se u ba kiameti’ edhe me humb arsyen për t’i siguruar vetës një pozicion që dikush po e kupton si privilegj dhe po harrojnë se kemi të bëjmë me përgjegjësi. Por, për të arritur ato përgjegjësi janë disa procedura të cilat duhet të respektohen. Së pari duhet të ndodh konstituimi i Kuvendit, votimi i Kryetarit dhe Kryesisë dhe pastaj vjen radha e Presidentes për mandatarin e Qeverisë së re. Normalisht, PDK do të bashkëpunoj me të gjithë, edhe deputetët edhe subjektet politike për të bërë më të mirën e mundshme që kjo të jetë në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe jetësimin e Misionit të Ri, për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.
Express: LDK nuk po dëshiron të bëjë koalicion me ju, as AAK, as Nisma e mos të flasim për VV. Si mund ta formoni Qeverinë e Kosovës kur dihet se duhen 61 vota?

A. Grabovci: Asnjëherë gjatë mandatit tim të kaluar dhe as sot nuk do ta kemi problem numrat. Ne angazhohemi për institucione stabile dhe funksionale.
Express: Partitë tjera kanë thënë se PDK ua ka ofruar edhe pozitën e Kryeministrit vetëm për të bashkëqeverisur. Sipas jush, cila është e vërteta e kësaj?

A. Grabovci: E vërtet është se ata kanë shprehur një dëshirë të tyre që aq shumë kanë dëshirë të jenë Kryeministra saqë e humbin arsyen. Por, pozita e Kryeministrit nuk është fontanë dëshirash por është vlerësim që të bëjnë qytetarët e Kosovës. Ai vlerësim bëhet mbi bazën e punës, rezultateve dhe ndryshimeve që i bën në vend. Zgjedhjet e fundit kanë dëshmuar se qytetarët i besojnë PDK’së. Qytetarët i kanë dhënë mandatin z. Thaçi për të vazhduar më tutje, për të vazhduar me realizimin e Misionit të Ri.
Express: Shumëkush po e sheh zgjidhjen e këtij ngërçi politik te zgjedhjet e reja?

A. Grabovci: Bllokadat që kanë ndodhur duhet të zhbllokohen. Duhet të merren masat e nevojshme. Për PDK’në është e panevojshme të shkohet në zgjedhje, mirëpo, nëse vërtetë vazhdon kështu, absolutisht, PDK do të jetë e gatshme edhe për zgjedhje të reja. Sepse ne nuk frikësohemi asnjëherë për të kërkuar besimin dhe vlerësimin e qytetarëve të Kosovës. Sepse zgjedhjet ne nuk i kuptojmë vetëm si votë por edhe si vlerësim që na bëjnë qytetarët për punën që kemi bërë. Nëse qytetarët të vlerësojnë edhe të mbështesin dhe ta japin besimin. Kjo ka ndodh dhe edhe në zgjedhjet e kaluara PDK është deklaruar se nuk u frikësohet zgjedhjeve të reja. Kolegëve të mi të opozitës së atëhershme, të tashme dhe të ardhshme, u kam thënë se do të hyjmë në zgjedhje dhe besimi i qytetarëve do të jetë në anën e PDK’së. Kjo është dëshmuar dhe ne jemi përsëri të gatshëm të dalim para qytetarëve sepse në fund të fundit qytetari është ai që jep vendimin dhe e përcakton se kush e meriton të udhëheq me vendin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.