Fundamenti

Grabovci: Kritikat e Limajt, pjesë e demokracisë në PDK

/ 2 minuta lexim

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci e ka konsideruar pjesë të ‘demokracisë së brendshme’ deklaratën e nënkryetarit partiak, Fatmir Limaj, i cili ka vlerësuar se ‘PDK-ja duhet ta ndalë trendin e shpërblimit me poste apo dhënien e tyre falas’.

Limaj ka vlerësuar se secili duhet të dalë dhe të matet me vota, ngase vota sjell me vete edhe përgjegjësinë për t’u përballur me qytetarët.

“Ka ministra që janë të pavotuar dhe ata njerëz nuk kanë përgjegjësi para votuesve. Mendoj se këto gjëra duhet të qartësohen brenda PDK-së, sepse unë dua ta shoh partinë të fortë, që t’i shërbejë vendit në mënyrën e duhur”, ka deklaruar Limaj.

Hidromorava

E, ndërkohë, edhe Garbovci, ka deklaruar se PDK-ja është aq e fortë sa të amortizojë pa kurrfarë pasojash edhe deklarata të tilla, qofshin edhe nga krerët e partisë, siç është rasti me Limajn.

“Edhe Limaj është shumë i vetëdijshëm se PDK-ja është shumë e fuqishme.

Mundet që ndonjë moment, ndonjëri prej nesh në PDK të gjendet në lajthitje, e them kushtimisht, por me frymën e brendshme që e kemi, ne e ndihmojmë njëri tjetrin për të dalë nga kriza”, ka thënë Grabovci për “Tribuna Shqiptare”. /Telegrafi/