Mobi Casa

Grabovci: Kot e kanë LDK e AAK, s’mund të na rrëzojnë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka thënë se LDK-ja dhe AAK-ja nuk do të mund ta rrëzojnë qeverinë e Kosovës.

“Është e drejtë e tyre të takohen. Nuk e besoj që do të mund të na rrëzojnë. Po ashtu nuk besoj që është në interes të vendit rrëzimi i qeverisë dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ne jemi të interesuar që të ketë organizim të zgjedhjeve të lira, fer, demokratike dhe që të mos ketë vjedhje të votave”, ka thënë Grabovci.

Ndryshe, të mërkurën janë takuar lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj ku kanë diskutuar për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Mësohet se në këtë takim kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë shprehur gatishmërinë e tyre që sa më parë të shkohet në zgjedhje të reja nacionale edhe para qershorit, por nuk është caktuar koha e saktë. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda takimit ndërmjet dy liderëve. Sipas këtyre burimeve, LDK-ja e ka një kusht, pra ndryshimin e ligjit për zgjedhjet, në mënyrë që pastaj të shkohet në zgjedhje.

GRANDEMALL

Ndërkaq, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i cili ka qenë i pranishëm në këtë takim, i ka thënë Gazetës Blic se dy liderët janë pajtuar që të ketë zgjedhje sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mirëpo, Gjini ka thënë se nuk janë përmendur datat apo koha e mundshme e mbajtjes së tyre.

I dyti i AAK-së, ka thënë se në këtë takim është biseduar edhe për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë, i cili ishte iniciuar nga partia e Ramush Haradinajt. /Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.