Eko Higjiena

Grabitje me armë në Pukë, plagosen 5 persona, 2 fëmijë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një tentative grabitjeje me armë në orët e para të ditës së diel ka shkaktuar 5 persona të plagosur rëndë.Bëhet e ditur se gjatë një tentative të grabitjes së pasagjerëve në një automjet mbetën të plagosur 5 persona, mes të cilëve dhe një fëmijë 5 vjeç.

Ngjarja ndodhi në Qafë Qelë rreth orës 04:40 minuta teksa çifti Mirjeta dhe Zamir Xhaferraj së bashku me 2 fëmijët dhe kunatën Valbona Kopani dhe të shoqin e saj, Astrit Kopani ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre. Ka qene ky momenti kur janë shfaqur 3 persona të maskuar. Dyshohet se Astrit Kopani ka tentuar të shmangë përballjen me grabitësit dhe këta të fundit nuk kanë kursyer plumbat në drejtim të automjetit në lëvizje.

Si pasojë e shkrehjes së armëve kanë mbetur të plagosur bashkëshortët Zamir, Mirjeta Xhaferraj, 2 fëmijët e tyre, më e vogla një vogëlushe 5 vjeç që është dërguar me helikopter në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Po kështu plumbi ka qëlluar dhe kunatën e çiftit, Valbona Kopanin.
Arma e përdorur nga grabitësit dyshohet të ketë qenë një automatik.

Hidromorava

Forca të shumta policia ndodhen këtë mëngjes në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin edhe kapjen e autorëve.

Nga hetimet paraprake mësohet se çifti Kopani dhe Xhaferraj janë familje pa probleme në Pukë dhe policia ka përjashtuar pistat e hakmarrjes dhe po heton në atë të një tentative grabitjeje me armë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.