Grabitësit vrasin shtetasin kinez në Pejë
Drejtoria Rajonale e Policisë së Pejës, ka bërë të ditur se të hënën, rreth orës 20:07, teksa ishte duke punuar në dyqanin e tij, nga persona të panjohur, në përpjekje për t’u grabitur, është sulmuar shtetasi kinez Ye Pei You, i cili, nga plagët e marra, ka ndërruar jetë në QKUK.
Me vendim të Prokurorit Publik, trupi i pa jetë dërgohet në ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe më pas do të bartet në shtetin e tij (Kinë) për ceremoninë mortore.
Hetuesit Rajonal janë duke mbledhur prova dhe dëshmi, si dhe janë ndërmarrë dy operacione të bastisjeve në dy lokacione të ndryshme. Policia është në kërkim të kryerësve të mundshëm të kësaj vrasje.
Rastin do ta hetojnë ekipet përkatëse të hetimeve rajonale DRP Pejë. /Telegrafi/