Fundamenti

Gozhdohet keq Alban Hyseni për asfaltin jo cilësor në rrugën e Livoqit: Turpi ju mbuloftë siç po ju mbulon çdo ditë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Edhe pse Alban Hyseni u mundua të sqarohet të mërkurën për defektet serioze në rrugën e Livoqit ose në drejtimin Gjilan – Ferizaj, kjo nuk u ka mjaftuar qytetarëve që ta quajnë adoleshent në politikë dhe qeverisje.

Reagimet e qytetareve janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme.

Beqir Musliu ka shkruar: Adoleshenti vitin e kaluar dilke me shiqu punimet ndërsa sot tha se nuk është kompetencë e Komunës – dmth kur ka punime te mira dalin ne foto – kur bëhet diçka keq secili mundohet të heq përgjegjësin !

Shefki Bajrami: Asfallti i këtij kryetari të mjerueshëm është ba si ato rrudhat e pleqve 90 vjeçar.

Kaltrina R. Rrahmani: Qudi se kur u shtrua u mburreshit me këtë far rruge…që keni bo namin pak para zgjedhjeve !!!,
Nëse s’është nën kompetencën e juve s`do me thon tash ju me flejt aty, por me reagu e me punu se vijnë prap zgjedhjet e këto nuk duhet me u harru se mos po ju bohet vonë.

Uji Dea

Lorenc Rezi shkroi: Ashiqare rren e kullume se nëse 1 here u shtrua para një viti ajo u kanë kontratë e qeveris kalume dmth tash para 3 muajve kur u (Renovu ) është e kësaj qeveris aktuale. Mos shitni pordha në këtë muaj të shenjtë.

Bashkim Byqmeti ka shkruar: Se di a jeni në dijeni apo mos keni harru. Se di a e din që dalshi e bojshi foto që po punoni edhe natën e tash gazi i ditës.
Sa i përket qeveris ata pritojn me fol për Gjilan e po më doket pe merrni mësimin e qeversi e mos me punu ju për veti kjo është e tëra.

Shaban Endrit Toski shkroi: Turpi ju mbuloftë siç po ju mbulon çdo dit po një punë të hajrit nuk ditët me ba more për pesë vite, nëse e Qeveris kalume kontrata çka del aj pis Kryetar me drona e bën pra video. Filma të lodhtë jeni ju.

Ndryshe këto komente dhe shumë të tjera janë shkruar në faqen e Komunës së Gjilanit./rajonipress/