RCCOLA

Google sjell rrjetet sociale më afër Ramazanit!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Google është duke synuar që fenë ta bëjë digjitale gjatë muajit të ramazanit, pasi që ka lëshuar një kanal në YouTube i cili ofron përmbajtje islame si dhe Google+ Hangouts.

Gjatë tërë muajit të shenjtë, kur myslimanët anembanë botës falen dhe festojnë ramazanin, ky kanal në YouTube (http://www.youtube.com/MakkahLive) do të transmetojë drejtpërdrejt faljet nga Meka.

Një kanal tjetër në YouTube – http://www.youtube.com/ramadan do të jetë i dedikuar për fenë islame si dhe serialet televizive arabe.

Eco Higjiena

Sipas një postimi në blogun e saj, Google thotë se në këtë kanal do të jenë më shumë se 50 shfaqje në dispozicion, në të njëjtën kohë me atë të transmetimit në television.

Bazuar në hulumtimet e bëra, shikimi i serialeve arabe është rritur tradicionalisht gjatë muajit të ramazanit, dhe me produktet e saj të fundit, Google mundohet që të kapitalizojë nga audienca e madhe që është këtë muaj. / Telegrafi /