RCCOLA

Google do të paditet nga Irani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Agjencia e lajmeve AFP raporton Google përballet me mundësinë e një padie, për shkak të vendimit që në shërbimin Google Maps të mos e shënjojë, përkatësisht të mos e emërojë detin që e ndanë Iranin nga shtetet fqinje arabe në rajon.

Fjala është për detin që iranianët e quajnë Gjiri Persik, derisa shtetet arabe e quajnë Gjiri Arabik. Tashti, Irani e kërcënon kompaninë Google me akuzat për “dëme serioze” nëse kjo hapësirë nuk emërohet si Gjiri Persik.

Kontroversat kanë nisur në fillim të muajit, kur agjencia iraniane e lajmeve IRNA tha se Google e ka fshirë shënjimin “Gjiri Persik” në Google Maps. Pavarësisht presionit në rritje nga vendet arabe, si Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Kuvajti që deti të quhet Gjiri Arabik, apo që të përdoren të dy emërtimet, Irani këmbëngul në tezën se dëshmitë historike tregojnë se deti ka qenë gjithmonë “i Persisë”.

UBT

“Në qoftë se Google nuk e korrigjon këtë gabim sa më shpejtë që është e mundur, ne do ta bëjmë një akuzë zyrtare kundër tyre”, tha ministri i jashtëm iranian, Ramin Mehmanparast.

Google mohoi akuzat, duke pretenduar se ky det në hartat e saj nuk është shënjuar kurrë. Zëdhënësi i kompanisë tha për BBC se ata nuk mund ta emërojnë çdo lokalitet në botë, ndonëse nuk ka mundur ta cekë një shembull si ky ku mungon emërimi.

Duhet të theksohet se një shërbimi tjetër, Google Earth, këto ujëra i emëron edhe si Gjiri Persik e edhe si Gjiri Arabik. /Telegrafi/