UBT

“Google”, aeroport special për “top menaxherët”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjiganti amerikan i internetit “Google” planifikon të ndërtojë një aeroport privat që kap koston prej 82 milionë dollarësh për “top menaxherët” e kompanisë.

Aeroporti do të ndërtohet brenda aeroportit publik në San Jose, në Kaliforni, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të aeroportit.

Aeroporti privat do të ketë hapësirë të zgjeruar 117 mijë metra katrorë.

Mobi Casa

Ndërsa projektin e “Google” do ta realizojë kompania “Signature Aviation”, e cila aktualisht menaxhon aeroplanët privatë të gjigantit amerikan.

Sipas projektit, “Google” planifikon të marrë me qira këtë pjesë të aeroportit në San Jose për 50 vjet. “Google” në këtë projekt ka paraparë terminalin e aeroportit me një sipërfaqe prej 1600 metra katrorë, ku do të përfshihen edhe zyrat, dyqanet si dhe parkingjet për 300 aeroplanë.

Me hapjen e aeroportit “Google” do të krijojë deri 370 vende pune për popullatën lokale, qyteti do të sigurojë 2.600.000 $ çdo vit nga qiraja dhe do të sigurojë të ardhura shtesë në formën e pagesave tatimore.(albinfo)