UBT

Gongu i zgjimit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Prozë poetike nga Ramadan Mehmeti.

Fundamenti

Po bie gongu i zgjimit mbi botën time të përgjumur.
Nuk e di sa kam fjetur, e mjekra flet se muaj e ndoshta edhe vite kanë ikur.
Përgatitem për rrugë, e nis kalërimin me ditët e trishtueshme, zogjtë ma masin peizazhin në kalendar, duke mos lejuar vendnumërimin.
Lidhem me ditët që kryqëzohen në pikturën e kohës, pamja më del e kuqërremtë. Hingëllimat nga fushëbeteja bartin drejt meje jehona historie. Nuk mund ta di se a patën kuptim të gjitha ato që bënë ata mbi ne e as ajo që pësuam ne nga ata.
Për të gjitha kurrë nuk pati arsye.
Gongu i zgjimit nuk pushon, e unë vërshoj si një valë, kapërcej mbi ditët e trishtueshme, kap një velë kohe e nisem plotësisht i zgjuar, të bëhem vetja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.