Gollaku me AKR, përkrahet kandidatura e Skender Avdylit dhe kandidatëve tjerë

Gjilan – Skender Avdyli kandidat për deputet nga radhët e AKR-së ka thënë se angazhimi i tij do të jetë në interes të programit dhe konceptit të AKR-së për një Kosovë të zhvilluar e të prosperuar në të gjitha fushat.
Njoftimi i plotë i Skender Avdylit dhe fjalimi i tij para aktivistëve të AKR-së në Gollak
Përshëndetje pjesëmarrës të këtij tubimi
Përshëndetje struktura të degës së AKR-së në Artanë
Më lejoni që të ju shpreh mirënjohjet dhe falënderimet e mija për punën e mirë dhe angazhimin praktik që po e bëni për AKR.
Ju njoftoj gjithashtu se unë tashmë jam pjesë e listës së AKR-së për deputet dhe ju premtoj se angazhimet e mija do të jenë në interes të degës së AKR-së dhe në përgjithësi në interes të programit dhe konceptit të AKR-së për një Kosovë të zhvilluar e pa krim.
Për të pasur sukses të nderuar aktivist të devotshëm të AKR-së më duhet edhe përkrahja e juaj e sinqertë. Unë pres që ju të jeni forca kryesore në teren për të sjellur rezultatin e dëshirueshëm.
Padyshim që merita kryesore i mbetet presidentit Pacolli i cili ka krijuar një agjendë të mirë për të ecur Kosova përpara e bashkë me këtë edhe AKR.
Dhe krejt në fund ju dëshirojë suksese secilit prej jush në mënyrë që angazhimet tona ta rrisin dhe fuqizojnë edhe më shumë AKR në përgjithësi./rajonipress/