ARKATANA

Goli i Azemit, ndër më të mirët në Evropë gjatë fundjavës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Jo vetëm Cristiano Ronaldo realizoi një supergol gjatë fundjavës në ligat evropiane. Edhe sulmuesi kosovar, Ilir Azemi, dha një të tillë në sfidën ndaj Energie Cottbus.Ilir Azemi u rendit në mesin e emrave si të Cristiano Ronaldos e Ross Barkley shkaku i golit të shënuar në sfidën ndaj Energie Cottbus.

Sulmuesi kosovar shënoi një gol maestral me thembër në fitoren 6:0 të Greuther Furthit ndaj Cottbusit, duke qenë ky një nga golat më të bukur të fundjavës.

Mobi Casa

Azemi realizoi pas gabimit të bashkëlojtarit të tij te Përfaqësuesja e Kosovës, Fanol Përdedaj, teksa gëzimin e tij e ndau me Mërgim Mavrajn.

Ky ishte goli i 13-të i stinorit për Ilirin me Furthin këtë edicion në Bundesliga 2.