Eko Higjiena

Gol i Nikçit në fitoren e thellë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mesfushori Adrian Nikçi ka ndihmuar me një gol fitoren 4:0 të Thunit kundër St. Gallenit.

Ndeshja e së dielës ishte e vlefshme për xhiron e 31-të të Superligës së Zvicrës. Nikçi shënoi golin e dytë në minutën e 67-të. 24-vjeçari këtë edicion ka realizuar tre gola për Thunin.

Nikçi u ndëshkua edhe me karton të verdhë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 80-të. Te St. Galleni startuan Kristian Nushi, Ermir Lenjani e Muhamed Demiri.

Uji Dea

Nushi u zëvendësua në minutën e 54-t, ndërsa Lenjani e Demiri luajtën tërë ndeshjen.

Edhe Lenjani u “zverdh”. Thuni është i pesti me 45 pikë, e St. Galleni i shtati me 41.