FITORJA

Goditja amerikane

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë raportimi i së hënës i anëtarëve të Komisionit për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi është i pabazuar, çorientues dhe i gabueshëm. Ata kanë rekomanduar se vënia në dyshim e Marrëveshjes dhe zvarritja e procesit të ratifikimit kërcënojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe me BE-në dhe e lënë vendin të izoluar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Vetëm një ditë pasi Komisioni i Ri për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi raportoi para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), me ç’rast raportimin e këtij Komisioni e ka cilësuar si zhgënjyes.

Në këtë reagim thuhet se Komisioni ka ofruar pohime krejtësisht të pasakta dhe të gabueshme.

FIDANISHTJA

Mirëpo, anëtarët e Komisionit për Demarkacionin, duke mos i komentuar këto deklarata, kanë thënë për “Zërin” se Komisioni nuk ka shkuar të raportojë për të gjetura të reja para Komisionit për Integrime Evropiane, porse të tregojë rreth punës që ka bërë ish-Komisioni paraprak.

Komisioni i ri i drejtuar nga Shpejtim Bulliqi para dy ditësh tha se ish-Komisioni ka zhvendosur kufirin me Malin e Zi, duke bërë kështu që Kosova të humbë territor, ndërsa sipas një komunikate për medie nga Ambasada e SHBA-së, marrëveshja aktuale paraqet një version të saktë dhe të konfirmuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.