United Hospital

Goditet rëndë PDK e Zenun Pajaziti, largohen kuadrot më të devotshme

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Fadil Hajdari ka thënë se me ardhjen në krye të degës së PDK-së, të Zenun Pajazitit, kjo degë mori teposhtëzën. “Ai e ngulfati zërin progresiv dhe kritik, mbylli rrugët e komunikimit ndërpartiak, degradoi degën bashkë me nëndegë, injoroi strukturat e vjetra dhe të reja të partisë, zhvilloi politikë individuale e assesi kolektive partiake, me një fjalë, ai do të mbahet mend, sa të jetë PDK-ja, si një menaxher i dobët i partisë”, shprehet Fadil Hajdari.

Pas Sokol Hazirit që braktisi PDK, është një kuadër tjetër shumë me autoritet që ka ofruar dorëheqje dhe shkakun e ka adresuar tek Zenun Pajaziti.

Në dorëheqjen e tij Fadil Hajdari, anëtarë i të cilës kryesi ishte deri më sot, ka thënë:“Duke e parë të pamundur mundësinë për ndryshim, avancim dhe përmirësim të gjendjes si dhe ngushtimin e hapësirës në degën e PDK-së në Gjilan, ofroj dorëheqje të parevokueshme nga kryesia dhe nga të gjitha funksionet në degë dhe qendër të PDK-së”i.

Mobi Casa

Fadil Hajdari ka thënë se me ardhjen në krye të degës së PDK-së, të Zenun Pajazitit, kjo degë mori teposhtëzën.
“Ai e ngulfati zërin progresiv dhe kritik, mbylli rrugët e komunikimit ndërpartiak, degradoi degën bashkë me nëndegë, injoroi strukturat e vjetra dhe të reja të partisë, zhvilloi politikë individuale e assesi kolektive partiake, me një fjalë, ai do të mbahet mend, sa të jetë PDK-ja, si një menaxher i dobët i partisë”, shprehet Hajdari.

Ndryshe, Hajdari ishte themelues i parë i Rinisë Demokratike të Kosovës (atëbotë quhej Rinia Progresive e Kosovës), ishte kryetar i parë i Rinisë Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, delegat i Kuvendin të Degës në të gjitha zgjedhjet në PDK, anëtar i shumë komisioneve profesionale në PDK, anëtar i kryesisë së degës së PDK-së pothuaj në të gjitha zgjedhjet partiake, kryetar i nëndegës së XX, po ashtu ishte asembleisti – këshilltari më i ri në Kuvendin e Komunës në zgjedhjet e para komunale, anëtar i Komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport, në dy mandate, anëtar i Komitetit për Pronë dhe Banim, një mandat, delegat i të gjitha Kongreseve dhe Konventave të PDK-së në Prishtinë.

Ka falënderuar dhe ka shprehur konsideratën e tij të thellë për të gjithë miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët në PDK, që punuan bashkë përgjatë 18 viteve.
“I njoftojë, të gjithë përkrahësit dhe mbështetësit, se aktivitetin tim politik do ta vazhdojë edhe në të ardhmen, në ndonjë subjekt tjetër politik, për të cilën do të jeni të informuar më kohë”, ka thënë në fund Fadil Hajdari./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.