Eko Higjiena

Goditet nëndega e PDK-së në Zhegër

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Një nga nëndegët më të mëdha të PDK-së në Komunën e Gjilanit, është nëndega e Zhegrës e cila nëndegë në zgjedhjet e fundit të organizuara brenda PDK-së, në kryesinë e degës ka mbet pa përfaqësim.

Në një reagim të kryesisë së PDK-së nëndega në Zhegër thuhet se në dy palë zgjedhje dy herë radhazi doli fituese absolute , si në nivel qendror, ashtu edhe atë lokal. Në zgjedhjet e fundit lokale kjo nëndegë fitoi mëse 698 vota.

“Edhe përkundër faktit se kjo nëndegë, tashmë është dëshmuar me punën dhe aktivitetin e saj, që nga themelimi i PDK-së në Gjilan, tash e 13 vite kjo nëndegë nuk ka përfaqësim në kryesinë e PDK-së ne Gjilan. Fillimisht kjo nëndegë është dëmtuar me përfaqësimin e saj në Kuvendin e PDK-së të, ku nga 177 delegatë kjo nëndegë është përfaqësuar vetëm me 4 delegatë të rregullt, përderisa nëndegët në Bresalc dhe Përlepnicë u përfaqësuan me nga 5 delegatë” thuhet në reagim.

Me organizimin e Kuvendit të PDK-së në Gjilan, u dëshmua se në të vërtet ky Kuvend ishte Kuvend i listave dhe më së paku 4 grupacione që i udhëhiqnin kryetarët për pretedent dege. Goditja u bë ndaj Kryetarit të PDK-së në Zhegër dhe delegatëve tjerë.
Procesi zgjedhor i Kuvendit të PDK-së në Gjilan, ishte i përcjell me tensione të heshtura dhe goditje të ulëta ndaj aktivistëve, ku mbi 13 kryetar nëndegësh mbeten jashtë Këshillit Drejtues të Partisë thuhet në tutje në reagim.

Në reagim sqarohet se siç jemi të informuar Këshilli Drejtues i Partisë, për arsye të ndryshme u shty disa herë. Nga nëndega në Zhegër në Këshillin Drejtues të Partisë depërtuan; Bajram Isufi – Drejtor nga Eko Higjiena ku mori 102 vota dhe këshilltari Komunal i Gjilanit nga radhët e PDK-së Enver Hajrullahu me 71 vota. Me organizimin e mbledhjes së Këshillit Drejtues të Partisë, nuk u ftuan si mysafire Kryetarët e nëndegëve të PDK-së. Kryesia e PDK –së në Zhegër, kishte kërkuar që nëndega e Zhegrës të përfaqësohet me dy ose minimum një anëtar në Kryesin e Degës, por kërkesa e nëndegës u neglizhua dhe u sabotua.

Bajram Isufi që në kuvend të degës kishte dal i dyti me vota, që konsiderohej edhe si pretedent për Kryetar Dege ose ndonjë pozitë kyçe në parti, u godit në mënyrë jo dinjitoze dhe nga 77 vota mundshme atë e votuan vetëm 17 delegat.

Edhe më keq e pësoi kandidati tjetër Enver Hajrullahu, i cili u sabotua në mënyrën më të ashpër me vetëm 12 vota.

Uji Dea

Konsiderojmë se goditja që është bërë ndaj delegatëve të nëndegës së Zhegrës, është sabotim i punës së nëndegës, mungesë serioziteti dhe jo falënderim për angazhimin dhe aktivitetin 13 vjeçare të kësaj nëndege, e cila në vazhdimësi është një nga nëndegët më të organizuara PDK –së në Komunën e Gjilanit. Goditja ndaj delegatëve të Zhegrës, është goditje ndaj regjionit të Karadakut, e cila zonë nga zgjedhjet e fundit ka pas mbi 1200 votues te PDK-së.

Përderisa Malisheva përfaqësohet me 4 anëtar në kryesin e re, Përlepnica me 2, nëndega e Arbërisë me 6, e Lladova me 2 anëtar në kryesi. Nëndegë të tjera që janë bastion i PDK-së si Zhegra, Pogragja, Llashtica, Livoqi i Ulët, Livoqi i Epërm, Bresalci, Velekinca e Cërnica nuk kanë përfaqësim në kryesin e re.

Gjatë këtyre dy mandateve qeverisëse në nivel lokal, Zhegra nuk ka marr hisen që i takon.Nuk ka asnjë Drejtor të Drejtoratit , asnjë zëvendës Drejtor, nuk udhëheqë me asnjë departament në kuadër të drejtorateve. Konsiderojmë se është udhëhequr një politikë diskriminuese sa i përket politikave të punësimit për regjionin tonë.

Kur e dimë që ky regjion edhe ne të kaluarën edhe tani ka kuadro të profileve të ndryshme. Mos të harrojmë, kur flasim për Zhegër flasim për 18 fshatra të këtij regjioni me mbi 12000 banorë. Po ashtu ky regjion është me më së paku investime në Komunën e Gjilanit.

Edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme, që janë bërë deri tani shumë pak projekte janë realizuar. Si pasojë e tretmanit të keq që i është bërë nëndegës sonë, në takimin e mbajtur me 16 Mars 2013, nëndega ka marr një vendim që ti drejtohet me një shkresë kryetarit të PDK-së në Prishtinë dhe Këshillit Drejtues të PDK-së, që nëndega në Zhegër të shndrrohet në degë në vete, po ashtu të njoftohet dega në Gjilan.

Kryesia e PDK-së në Zhegër mendon se është koha e fundit, që të ndërpriten praktika të tilla në raport me nëndegën tonë dhe PDK Dega në Gjilan të ketë një qasje me konstruktive për nëndegën e PDK –së në Zhegër.Fundja partitë politike janë grupe të interesit të përbashkët, e qëllimi i politikës është që ta bëjë jetën më të mirë për komunitetin thuhet në reagimin e kryesisë së PDK-së në Zhegër./rajonipress/