RCCOLA

Goditet dëshmia e Veliajt, EULEX-i liron Berishën

/ 1 minutë lexim

“Besnik Berisha i ka marrë një pjesë të parave”. Kjo ishte një nga deklaratat e shtetases gjermane, Natali Veliaj, e cila është ende në paraburgim si e dyshuara kryesore për zhdukjen e 1.4 milion eurove në rastin që më vonë u cilësua si “skandali i pasaportave”.

Veliaj vazhdimisht në deklaratat e dhëna në hetuesi ka përmendur zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), si të përfshirë në skandalin me pasaporta, ku dyshohet se paratë e taksapaguesve kosovarë janë dhënë për xhepa individësh.

Mobi Casa

Veliaj ka deklaruar se ato para i ka dhënë ryshfet për zyrtarët, me sugjerimin e kompanisë austriake OeSD, furnizuese në vitin 2011-2012 me pasaporta elektronike. Veliaj u arrestua në nëntor 2012 për zhdukjen e 1.4 milion eurove.

Mirëpo këto deklarata të Natali Veliajt janë hedhur poshtë nga personat e përmendur. Njëri prej tyre ishte edhe Besnik Berisha.(Tribuna).