FIDANISHTJA

Godet AAK: Autostrada të emërohet me emrin e Agim Ramadanit, stadiumi me emrin e Selami Osmanit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Grupi i Këshilltarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i propozon kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi HAZIRI, dhe Kuvendit të Komunës së Gjilanit, futjen në rend dite për diskutim lidhur me emërtimin e Autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, si dhe emërtimin e stadiumit të qytetit, me propozime konkrete. 1. Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, është një arterie që lidhë shqiptarët ndërmjet vete, nga Lugina me Kosovën, dhe që të dyjat me Shqipërinë.

Kjo autostradë, luan rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin ekonomik, dhe lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Të gjitha autostradat në Kosovë janë të emërtuara me emra të figurave të shquara kombëtare, që i kanë dhënë shumë lirisë së Kosovës, prandaj propozojmë që Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, meriton të emërtohet Autostrada “ Agim Ramadani”.

Grupi i Këshilltarëve komunal të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK – së) PËR:

Kryetarin e Gjilanit z.Lutfi HAZIRI dhe Kuvendin Komunal të Gjilanit

P R O P O Z I M

Fundamenti

Grupi i Këshilltarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i propozon kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi HAZIRI, dhe Kuvendit të Komunës së Gjilanit, futjen në rend dite për diskutim lidhur me emërtimin e Autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, si dhe emërtimin e stadiumit të qytetit, me propozime konkrete. 1. Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, është një arterie që lidhë shqiptarët ndërmjet vete, nga Lugina me Kosovën, dhe që të dyjat me Shqipërinë.

Kjo autostradë, luan rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin ekonomik, dhe lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Të gjitha autostradat në Kosovë janë të emërtuara me emra të figurave të shquara kombëtare, që i kanë dhënë shumë lirisë së Kosovës, prandaj propozojmë që Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, meriton të emërtohet Autostrada “ Agim Ramadani”.

Me emërtimin e autostradës me emrin e heroit të kombit “Agim Ramadani” nderojmë veprën e heroit, familjen e tij, Anamoravën, si dhe gjitha trojet shqiptare, prandaj kemi menduar se është zgjidhja e merituar dhe e duhur lidhur me emrin e propozuar. 2. Gjilani tani më po njihet edhe në arenën ndërkombëtare si qytet i sportit dhe sportdashësve dhe si komunë duke u mbështetë edhe nga organet tjera shtetërore ka nis të mendoj seriozisht edhe për sportin dhe sportistët gjilanas. Krijimi i infrastrukturës dhe terreneve sportive, është i nevojshëm dhe kërkon urgjencë për shkak të kritereve të përcaktuara edhe nga institucionet ndërkombëtare sportive.

Meqë punimet për ndërtimin e stadiumit të qytetit kanë nisur, dhe shpresojmë se shumë shpejtë edhe do të përfundojnë, mendojmë se është koha që të iniciojmë emërtimin e stadiumit të qytetit prandaj ne grupi i këshilltarëve të AAK-së propozojmë që stadium i qytetit të emërohet me emrin “Selami Osmani” – BEZI pasi që angazhimi dhe kontributi i tij dekada me radhë dhënë për sportin si dhe sportistët gjilanas e në veçanti për futbollin gjilanas është i njohur e me këtë propozim mendojmë se edhe nderojmë figurën e tij si dhe sportin gjilanas.

Andaj, kërkojmë nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, që të miratoj këtë propozim apo iniciativë dhe ta fus në rend pune në këtë seancë, në pikën e rendit të punës në të ndryshme, në mënyrë që kryetari i komunës së Gjilanit, të procedoj më tutje këtë iniciativë krahas debateve, diskutimeve me qytetarë dhe me shoqëri civile./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.