ARKATANA

Gliha: Kemi mungesa të shumta, rast i mirë për futbollistët e rinj

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Primoz Gliha ka mbajtur konferencën për shtyp për ndeshjet e muajit tetor.

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj dy ndeshje, të parën me Andorrën dhe të dytën me Izraelin e cila vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Trajneri slloven ka folur në konferencë për shtyp duke thënë se kanë mungesa të shumta.

“Ne aktualisht pothuajse e kemi një ekip me lojtar të rinj, janë përfshirë disa lojtarë të Superligës. Kemi mungesa të shumta, por është një mundësi e mirë për lojtarët e rinj që të na bindin në të ardhmen që të jenë pjesë e Kombëtares”, , tha fillimisht Gliha.

HW

“Kjo situatë është e mirë për lojtarët e rinj për ta pasur mundësinë e tyre. Ne kemi shumë mungesa dhe pasi nuk kemi më gjasa për kualifikim, do ta kemi mundësinë t’ua japim rastin lojtarëve të rinj. Ne po flasim për ekipin kombëtar dhe është niveli më i lartë që përfaqësohet shteti, prandaj lojtarët e rinj duhet ta dëshmojnë veten edhe në situata të tilla. Duhet ta ndjekim një shembull si Luksemburgu, i cili i ka 11 pikë më duket”, vazhdoi ai.

Tutje tekniku slloven foli edhe për kundërshtarin e radhës që është Andorra, teksa ka thënë se është një përfaqësuese që meriton respekt pasi ka luajtur mirë në ndeshjet që ka zhvilluar deri më tani.

“Në këtë situatë në të cilën jemi aktualisht, mund të themi se e kemi një skuadër të re pasi kemi shumë mungesa. Andorra ka luajtur kundër Bjellorusisë dhe ndaj nesh baras, është mbajtur edhe ndaj Zvicrës dhe Izraelit, kështu që Andorra është ekip mjaft i mirë, e vështirë të shënosh gola kundër tyre, janë të ngjeshur në mbrojtje”.

“Por, në futboll nuk i dihet kurrë se ça do të ndodhë, për mua është e rëndësishme që lojtarët nga liga e Kosovës të bëjnë lojëra të mira. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e këtij ekipi”, përfundoi Gliha. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.