“Glamour” e nisë vitin me Rita Orën në ballinë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Këngëtarja jonë e dashur, Rita Ora, e cila ditëve të fundit po qëndron në Dubai për pushime me familje e miq, si duket edhe gjatë vitit 2013 do të jetë shumë e pranishme nëpër media.

Kjo për faktin se revista prestigjioze amerikane, “Glamour”, ka vendosur që ballinën e muajit janar të vitit 2013 t’ia kushtojë pikërisht Ritës.

Uji Dea

Kjo revistë, në përshkrimin që i bën ballinës së saj të janarit, ndër të tjera shkruan: “Në numrin e janarit të revistës “Glamour”, ngritjen madhështore të famës së Rita Orës, çka kërkon ajo tek një mashkull si dhe këshillën që Beyonce i ka dhënë asaj për industrinë e muzikës”. /Dukagjini.com/