Gjyste Vulaj: Nuk mund ta ndryshoni botën time

Gjyste Vulaj, e cila njihet si një nga këngëtaret më provokuese të skenës shqiptare, vazhdon të postojë fotografi ‘të nxehta’ në profilet e saj personale në rrjetet sociale. Së fundmi ka postuar disa fotografi ku duket me të brendshme, element që është kritikuar nga miqtë dhe fansat e saj në Facebook.
“Sa më bëjnë të qesh mendimet e disa personave, por unë prapë se prapë jam OK me mendimet e tyre, sepse aq dinë dhe shprehen. Kam jetën time dhe dëshiroj të jeni të gjithë si unë të bukur”.
“Për shijet normal nuk diskutohet, kështu që ata që i pengon Gjystja, vetëm bëni ‘ignore’ se nuk mundni të ndryshoni botën time, por shikoni botën tuaj dhe ndryshoni pak veten”, është një përgjigje e saj drejtuar atyre që e kritikojnë.
Këngëtarja, e cila është nënë e dy fëmijëve, më tej shton: “Nuk kam kohë t’i përgjigjem më askujt këtu në Facebook, pasi nuk dini të dalloni gjërat. Unë jam kjo që jam, nuk jam një grua e martuar, por jam Gjyste Vulaj, e cila nuk çan kokë për gojët e liga, për ata që më krahasojnë me një grua të martuar”. /BalkanWeb/