Hidromorava

Gjyste Vulaj “nuk është xheloze”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjyste Vulaj thotë se ajo është shumë besnike në dashuri dhe mundohet që lidhjen e saj me bashkëshortin ta mbajë në nivelin më të mirë.

Këngëtarja e muzikës pop-folk, e cila çdo verë është hit në plazhet e Ulqinit, ku edhe është rritur, ka thënë për të përditshmen Zëri se ajo nuk është xheloze dhe “nuk e çanë kokën kot për gjëra të pavlera”.

Mobi Casa

“Në përgjithësi në jetën bashkëshortore nuk jam xheloze, mundohem që xhelozin ta kaloj në mënyra të ndryshme duke mos shkaktuar probleme tek bashkëshorti”.

“Në realitet kur dyshoj fort, atëherë qetësohem duke e llastuar veten, duke i bërë lajka vetvetes, madje duke thënë se s’ka ku gjen ndonjë më të mirë se mua”, është shprehur këngëtarja.