Gjyste Vula anulon koncertin në Australi

Këngëtarja Gjyste Vulaj shprehet në rrjetin social se nuk do të zhvillojë dy koncerte të parashikuara në Australi, për shkak se ik ka vdekur gjyshja. Gjyste shprehet në mungesë të saj do të këndojë Sinan Hoxha. Në një postim të saj në rrjetin social, Facebook, Gjyste shprehet se u kërkon djesë, adhuruesve të saj në Adelajde dhe Sidnej të kontinentit australian.
“Një lajmërim për adhuruesit e mi në Adelajde dhe Sidnej, unë nuk do të marr pjesë në këto dy koncerte të prenotuara, sepse me vdiq gjyshja dhe nuk jam e pregatitur shpirtërisht të dal para jush, prandaj ju lus që të më falni për mungesën dhe ju dëshiroj t’ja kaloni bukur në programin e zgjedhur që do të bëj për ju kolegu im Sinan Hoxha”, shkruan Gjyste në rrjetin social.
Gjyshja e këngëtares u nda nga jeta në 5 Maj. Gjyste shprehet se humbja e gjyshes ka qenë tepër e madhe për të.
“Nuk tpata veç gjyshe, tpata NAN,, nan, nan, ….”, shkruajti ajo ditën e ndarjes nga jeta të gjyshes.
Gjyste Vulaj është një këngëtare e preferuar së tepërmi në diasporën shqiptar