UBT

Gjyste humanistja, me fustanet e shitura ndihmon Rilindin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Këngëtarja Gjyste Vulaj nëpërmjet rrjetit social facebook, ka shpallur një ofertë për shitjen e dy fustaneve të saj, ku me këto mjete do ti ndihmoj djaloshit 9 vjeçar Rilind Ademit.

Ajo ndjehet e kënaqur që njeri nga fustanet ka marrë një ofertë për blerje nga një fanse e saj.

Mobi Casa

“Më brengos fakti që kemi shumë fëmijë të sëmurë që kanë nevojë të shërohen jashtë vendit. Rasti i Rilind Ademit është mjaftë prekës, është vëllau i vetëm i katër motrave dhe ai është në mëshirën e kohës dhe në duar të humanistëve. Unë nëpërmjet publikimit që kam bërë kudo nëpër rrjete sociale për shitjen e dy fustaneve të mi të cilët i kam blerë nga 5000 dollarë dhe tani po i shes me çmimin fillestar 2000 dollarë, këto mjete do t’ia dhuroj Rilindit për të ndihmuar shërimin e tij”, ka thënë këngëtarja shqiptare për “Zërin”.

Ajo është shprehur shumë e lumtur që ka marrë një ofertë të mirë nga një fanse e saj e cila është e gatshme të jap 2000 franga zvicran.