Mobi Casa

Gjyshërit Bunjaku përkujtojnë, nipin e tyre Rinorin, në ditëlindjen e tij të gjashtë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Rinor Bunjaku sot do të duhej të festonte ditëlindjen e tij të gjashtë, por vdekja e tij e hershme në moshën 17 vjeçare ka lënë zbrastësira dhe mungesa të mëdha shpirtërore e njerëzore për gjyshërit e tij Sabri e Rukije Bunjaku. Ata edhe sot në ditëlindjen e tij e kanë përkujtuar me lule të freskëta, në urën në Prevallë si simbol kujtimi, e cila është ndërtuar pikërisht në shenjë nderimi e respekti për Rinor Bunjakun.

“Sot, në ditëlindjen tënde, bëhen 6 vite pa ty, nipi ynë i dashur, Rinor. Koha kalon, por dhimbja për mungesën tënde mbetet po aq e rëndë dhe e thellë sa ditën kur u ndave nga kjo jetë në moshë të re. Na mungon çdo ditë buzëqeshja jote, ëndrrat e tua të mëdha dhe shpirti yt i pastër që na ndriçonte zemrat. Të kujtojmë me mall të pashuar dhe me lot në sy, Gjyshi Sabriu dhe Gjysha Rukije” ka shkruar në rrjetet sociale Sabri Bunjaku.

Sabri Bunjaku për rajonipress thotë se ende i ruan të freskëta kujtimet për nipi Rinorin. “Ishte i lidhur shumë me mua, e doja pa masë dhe më respektonte jashtëzakonisht shumë. Zemra e gjyshit do të përkujtohet e nderohet deri në frymën e fundit nga ana ime dhe e familjes Bunjaku” u shpreh ai.

Ndryshe, Rinor Bunjaku në moshën 17 vjeçare kishte humbur jetën tragjikisht në binarët e trenit në Oberglatt të Cyrihut.

FITORJA

Sabri Bunjaku për ta nderuar nipin Rinorin bashkë me bashkëshorten Rukije, vendosën ta bëjnë një akt bamirësie në Prevallë.

Ura u shndërrua në simbol kujtimi për Rinor Bunjakun, nga të gjithë banorët e asaj ane, por, edhe vizitorët e shumtë të cilët i vizitojnë këto treva.

Rinor Bunjaku, do të jetë përherë në zemrat dhe mendjet tona, dhe, kujtimi për të u shënjëstrua edhe në këtë urë, të cilën sa herë që do ta vizitojmë, do të ndjehemi me kujtimet më të mira për të është thënë nga shumë vizitor e të afërm të familjes Bunjaku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.